Daut Gumeni i ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në Dritare TV tha se emigrantët janë një aset për Shqipërinë. Zoti Gumeni theksoi në mënyrë të veçantë se në këtë kohë është e domosdoshme të krijohen ura që ata të kontribuojnë në vendin e tyre pas eksperiencave të fituara në botën perëndimore apo të kthehen.
“Unë gëzoj që sot jemi në një botë të lirë. Një qeveri që merakoset për vendin e vet, jo për pushtetin më shumë se sa për qytetarët e saj, mund të krijojë një bankë të posaçme për të kredituar të gjithë emigrantët që e shohin si mundësi kthimin e tyre në atdhe, për tu pasuruar këtu
Unë nuk them që shqiptarët të mos emigrojnë. Le ta provojnë se sa të zotë janë atje ku nuk të pyesin fare se sa i zoti je dhe kush je. Atje ku nëse ngre kokë fiton mëri nga të tjerët. Sepse njerëz janë dhe ata nuk janë aq të kulluar sa i mendojmë ne. Provojeni fatin kudo nëpër botë, por mos i shkulni rrënjët nga Shqipëria.
Kur ta shohin që ka nevojë për ata këtu dhe për aftësitë e tyre, të vijnë, të kthehen”, u shpreh Gumeni ./ S,M