Gara e çiklizmit “Giro D’Italia” që po mbahet për herë të parë edhe në Shqipëri, parashikon një plan masash sigurie rrugore dhe rendi nga Policia e Shtetit dhe institucionet përgjegjëse.
Por ajo prek edhe ditën e zgjedhjeve, të dielën e 11 majit, në etapën që do zhvillohet në qytetin e Vlorës. Për këtë shkak janë parashikuar dhe njoftuar bllokime rrugësh dhe qarkullimi.
Për këtë shkak mësohet se dega e PS-së në Vlorë i ka kërkuar KQZ-së edhe zgjatjen e orarit të votimit në qytet nesër, deri në 21:00, nga 19:00 që parashikon Kodi Elektoral.
Sipas burimeve, kjo shtyrje është kërkuar për shkak te Giro D’Italia në mënyrë që të mos pengohen qytetarët për të votuar./e.s