Lëkundje tërmeti janë ndier në orët e para të këtij mëngjesi e viti në vendin tonë. Faqa evropiane e tërmeteve EMSC, ka regjistruar këto lëkundje, të cilat rezultojnë të kenë qenë të magnitudës 4.2 rihter me thellësi 10 km.
Epiqendra e tërmetit mësohet të ketë qenë 27 km në Veri-Perëndim të qytetit të Durrësit. Këto lëkundje kanë ndodhur rreth orës 3:53 të mëngjesit të sotëm, ku dhe mësohet se pas tij ka pasur edhe disa paslëkundje me magnitudë rreth 2 të shkallës rihter.
Kujtojmë se vendi është në gjendje emergjence që prej 26 nëntorit të vitit që sapo mbyllëm, ku humbën jetën 51 person u lënduan me qindra të tjerë e mbetën pa shtëpi me mijëra familje./Përgatiti: arkiva.fjala.al/