Banoret e fshatit Kaçinar në Mirditë protestojnë kundër ndërtimit të Hec-it.
Ata janë mbledhur para Ministrisë së Infrastrukturës në shenjtë revolte
“Uji është jetë, mos na e thani shpirtin!”, shkruhet në pankartat e tyre.
“A e dinë firmëtarët specialistë që jeta ndërtohet nga uji? Nëse uji do të futet në tuba të mbyllur ku do të pijnë ujë kafshët e egra dhe jo vetëm. Duhet pasur parasysh efekti që ka ky HEC.
Ne do të qendrojmë të bashkuar në mbështetje të tokave dhe pronave tona. Edhe shteti mbrohet nga sulmuesit e jashtëm! Ne do të mbrohemi për fëmijët tanë”, tha njëri prej tyre.
“Nuk jemi dëgjuar dhe nuk kemi gjetur zgjidhje. Kemi ardhur këtu të ngremë zërin për pasuritë tona si uji dhe bjeshkët tona. Populli ka jetuar me shekuj atje falë natyrës e Zotit që na dha ujë dhe toka pjellore.
Disa grupe të errëta në bashkëpunim me pushtetarë duan të na cjedhun pasurinë tonë më të çmuar, ujin. Pa të nuk ka jetë. Duan të na lënë si peshku në rërë, të braktisim vendbanimet tona. Po na kërcënojnë”, tha një tjetër./E.T