Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në unazën jugore të qytetit të Fierit, ku një automjet, pasi humbi kontrollin, goditi një mjet të parkuar.
Si pasojë e përplasjes, mbeti i lënduar drejtuesi i automjetit në ecje, i cili u transportua menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Fierit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit./mxh
