Qyteti i Wuhan po boshatiset pasi qindra pasagjerë po largohen nga ky qytet me tren, sipas një raportimi të AFP. Në stacionin e trenit, pasagjerët e pritën atë deri në mesnatë me kohën lokale për t’u larguar.
Ky ishte momenti kur qeveria kineze hoqi bllokadën e plotë të Wuhan, qyteti i 11 milion banorëve ku filloi pandemia e virusit Covid-19.
Heqja e bllokadës së plotë të qytetit, nga i cili askush nuk mund të largohej që prej 23 janarit, është një shenjë që Kina është në fund të krizës së shkaktuar nga koronavirusi.